Deputeti Bekë Berisha ka treguar sot se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj më 4 shtator kishte marrë telefonatë nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Ai ka thënë se kjo kishte ndodhur pas përplasjeve të brendshme që kishte pasur në delegacionin kosovar lidhur me pikat e marrëveshjes që pritej të nënshkruhej.
“Nuk e di se çfarë kanë folur. Por mirë është që për Ujmanin nuk flasim më me Serbinë por me SHBA”, pohoi ai.
Përveç kësaj ai ka thënë se AAK nuk është e interesuar që të largohet nga Qeveria aktuale.
“AAK nuk është në këtë koalicion që të largohet kur duhet të jetë aty. Jemi të bindur se duhet të jemi aty dhe ta përfaqësojmë vendin 100 përqind”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.
“Jam deputet dhe i përgjigjem qytetarit me 15 mijë votat që kam marrë. Nuk mund të më disiplinojë as Isa Mustafa as askush. Kur të bëhet fjalë për vendin, nuk jemi të disiplinuar, e duam më të mirë. Kurrë nuk e ulim kokën kur bëhet fjalë për vendin tonë. Në këtë moment me rëndësi është konsensusi, të jemi bashkë”, tha ai.
Berisha ka thënë se Ramush Haradinaj do të ishte Presidenti më i mirë që mund të kishte vendi në të ardhmen.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit