Berisha për decertifikimin: Politik dhe i ndikuar nga bandat mafioze

17:25 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kandidati për komunën e Prizrenit është decertifikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një prononcim për portalin arbresh.info Zafir Berisha ka thënë se ky vendim është politik dhe është i ndikuar nga bandat mafioze.

“Është vendim kryekëput politik i ndikuar bandat mafioze të cilët e kanë kapur shtetitin dhe për të cilët jam duke folur qe shtatë vite publikisht edhe në Kuvendin e Kosovës. Tendenca është që mem eleminu prej garës me idenë që një nga pakicat e radhës të mbështetet”, tha Berisha.

Ai më tej shtoi se është duke përgatitur një ankesë në PZAP dhe po ashtu do të bëjë ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam duke e përgatitur një ankesë në PZAP dhe natyrisht u konsultova me avokatin dhe nesër do ta bëjë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për interpretim të këtij vendim për shkak se po llogaris se janë shkelur të drejtat e njeriut”, u shpreh Berisha.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimin për decertifikimin e 86 kandidatëve me Aktgjykim të formës së prerë nga Gjykatat e Republikës së Kosovës në tre vitet e fundit, e që kanë garuar për zgjedhjet komunale të 22 tetorit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme