Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, sot ka vizituar në vendngjarje pjesëtarët e FSK-së të Njësisë së Kërkim Shpëtimit në Ujëra dhe Male, të cilat janë duke zhvilluar operacione kërkimi për dy pjesëtarët e aksidentuar të Policisë së Kosovës, përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc, nga vendi i aksidentit deri në kufi me Maqedoninë.
Me këtë rast, ministri Berisha është ndalur në tri pika të operimit ku ishin duke vepruar njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së.
Në ditën e katërt të operacionit nga FSK janë angazhuar 28 pjesëtarë nga njësia Kërkim Shpëtimit me pajisje specialistike përkatëse. Në operacion pjesëtarët e FSK-së ishin së bashku edhe me njësitë e AME (Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave), njësinë speciale të policisë dhe ata të Shoqatës së Alpinistëve.
Ekipi i fundit i njësisë së FSK-së ishte duke operuar në zonë fundore në kufi me Maqedoninë, duke lëvizur për gjatë rrjedhës së lumit.
Në bashkëbisedim me pjesëtarët e kërkim shpëtimit, ministri Berisha vlerësoi lart angazhimin e pjesëtarëve të FSK-së.
“Pjesëtarët e njësive të kërkim-shpëtimit po bëjnë një punë të shkëlqyeshme, pjesëtarët tanë po bëjnë maksimumin duke e kontrolluar terrenin me radhë. Presim rezultate. Ne do vazhdojnë që të përfundojmë operacionin me sukses ashtu si është paraparë. Sigurisht se ky operacion do të vazhdojë edhe më tej”, tha ministri Berisha.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...