Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se me asnjë kusht nuk do të votojë për këtë version të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.
“Asesi nuk e votojmë këtë version të vjetër të Demarkacionit, përjashtue tash edhe më shumë që po e fuqizon Komisioni i ri . Të gjeturat e komisionit që janë prezantuar në qeveri sot e kanë fuqizuar kundërshtimin e këtij versioni të gabuar të Demarkacionit ” ka thënë Berisha për Gazetën Observer.
Ai ka thënë se qëndrimi i partisë së tij mbetet i pa lëkundur.
“Ne si subjekt politik e kemi kundërshtuar edhe herën e parë, dhe do të kundërshtojmë prap. Nuk ka ndodhur asgje që ne të ndryshojmë qëndrim” ka shtuar ai për Observer.
I pyetur se nëse problemi i Demarkacionit mund të qojë në prishje të koalicionit, Berisha ka thënë se nuk është ky ndonjë problem i madh edhe nëse ndodh, me rëndësi të mos i cenohet sovraniteti vendit.
“Nuk e di nëse mund të rrezikohet koalicioni, por edhe nëse rrezikohet nuk është shumë problem i madh. Me rëndësi që diçka që e cenon sovranitetin e vendit nuk do ta ketë miratimin tonë “ ka thënë Zafir Berisha.
Sipas tij ky version aktual i Demarkacionit nuk do të marr votat e mjaftueshme kur të sillet në Kuvend.
“PDK dhe LDK edhe herën e parë kanë dashtë me e votu po si kanë pas kokrrat edhe këtë herë nuk i kanë. Kështu që nuk pritet me ndodh ndonjë mrekulli kur do që vjen. Nuk besoj që kalon, s’ka mujt me e kaluar as koalicioni i kaluar me 87 deputet” shprehet Berisha.
Ai thotë se insistimi i presidentit Thaçi që kjo marrëveshje të kalojë në versionin aktual lidhet me atë se ai ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore pasi e ka nënshkruar vetë atë marrëveshje.
“Hashim Thaci është njeri më i papërgjegjshëm që ekziston në skenën politike të Kosovës . Dhe ai natyrisht që është i interesuar me kalu sepse ka përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore. Dhe për momentin normal që ai do të insistoj me kalu ai version që e ka nënshkruar ai vet, por nuk besoj që kalon “ ka përfunduar deputeti i NISMA-s.
Ndërkohë sot komisioni i ri për Demarkacionin i kryesuar nga Shpejtim Bulliqi ka prezantuar një varg të gjeturash para Qeverisë së Kosovës, në të cilat numërohen një sërë shkeljesh nga ish-komisioni i udhëhequr nga Murat Meha. Sipas raportit thuhet se komisioni paraprak ka tejkaluar kompetencat dhe e ka fshehur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës faktin që po punojnë për shënimin e një kufiri të ri me Malin e Zi./gazetaobserver/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan