Visar Berisha – këshilltar i Kryeministrit Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se pas konfirmimit se shefi i ekzekutivit është infektuar me COVID-19, një pjesë e madhe e kabinetit qeveritar është duke qëndruar në vetizolim.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka treguar se gjendja shëndetësore e Hotit është e mirë dhe se ai është duke i kryer punët nga shtëpia.
“Unë kam qenë në kontakt me Hotin dhe kemi punuar se bashku. Për shkak se ai ka dalë pozitiv me COVID-19, një pjesë e kabinetit jemi izoluar dhe disa jemi në pritje të rezultateve”.
“Kryeministri gjatë mesditës kishte shfaqur një kollë të lehtë. Është caktuar një termin për testim rreth orës 15:30, ai është paraqitur dhe menjëherë është vetizoluar. Pastaj ai ka bërë publik lajmin se ka rezultuar pozitiv dhe prej atëherë është në vetizolim.”
“Hoti nuk e ka caktuar as orën dhe as ditën se kur do të testohet. Nga instituti është caktuar ora dhe dita”.
Visar Berisha ka thënë se reagimi i deputetes Mimoza Kusari-Lila ku ka kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Avdullah Hoti, ka qenë për keqardhje.
“Kusari ka pasur një reagim për keqardhje. Nuk ishte e pritshme dhe nuk ishte e drejtë. Mos të harrojmë se Kusari-Lila në vitin 2017 ishte pjesë e koalicionit me LDK-në. Sot u pa që ai postim ishte më tepër personal”.
“Isa Mustafa ka të drejtë të reagojë, ju e dini se ai ka pasur një përballje personale me virusin. Ai e di më së miri se si përballesh me këto situata, edhe ai ka marrë goditje të shumta nga oponentë politikë”.
“Në 3-4 javët e fundit Hoti ka zhvilluar shumë takime virtuale, qoftë me personalitete vendore apo të huaja. Edhe gjatë takimeve të mbyllura ai e ka mbajtur maskën dhe e ka respektuar distancën. Hoti është përpjekur që sa i përket atij, t’i respektojë të gjitha masat”.
“Hoti ka paralajmëruar se do të punojë nga shtëpia. Shëndeti i tij është shumë i mirë, ai është me kapacitet të plotë të punës së tij përmes platformave online. Nuk ka asnjë kufizim në punën e tij. Të gjithë ne po punojmë nëpër shtëpitë tona”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?