Janë bërë 11 ditë prej se ndodhi ngjarja tragjike në Gllogjan, ku si pasojë e sulmit me armë zjarri mbi një autobus, mbetën të vdekur tre persona, shoferi dhe dy të mitur.
Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për rastin në fjalë.
Lidhur me këtë është debatuar sonte në emisionin Rubikon.
Avokati Besnik Berisha tha se ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh nga ana e qeverisë është shenjë për personin e dyshuar se autoritetet nuk kanë asnjë informacion për të.
“Mendohet se ka pas një vrasje të një të reje që fajësohej shoferi për atë humbje jete, dhe thuhet se dysohet se ka pasur një periudhë që pas një viti e tutje unë do merrem me atë person ndryshe, kjo është një nga pistat që po hetohet – hakëmarrje por nuk ka diqka konkrete”, tha ai.
Berisha tha se po të ishte që vrasja do të zbulohej për 20 mijë euro, do t’i jepte sonte.
“Ofrimi i shpërblimeve besoj që është një lloj ‘flamuri i bardhë’ kur institucionet e ndjekjes dorëzohen dhe ky është një mesazh që i ka shkuar kryerësit që ne s’kemi asgjë për ty. S’kemi prova as biologjike, as fotografi, as gëzhoja, as gjurmë të gishtave. Dhe aman, le të dalë dikush, qe po i ofroj 20 mijë”.
“Po të ishte për t’u zbardhur vrasja për 20 mijë, 20 mijë po i jap unë sonte dhe mbi 20 mijë euro. Jo vetëm për vrasjen në Gllogjan, por edhe për 115 vrasje, sa janë të pazbuluara në Pejë”.
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin