Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, duke iu drejtuar qytetarëve të Tuzit, të cilët nesër duhet të vendosin për kryetarin e kësaj komune, ka thënë se është i sigurt që do ta shfrytëzojnë këtë rast, duke e mbështetur koalicionin e madh shqiptar.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkëkombas në Mal të Zi,
Edhe pak orë na ndajnë nga momenti juaj i shumëpritur edhe nga ne në Kosovë, për vite e dekada me rradhë.
Nesër më 3 Mars ju do ti drejtoheni kutive të votimit, andaj, jeni ju, po ata që falë mençurisë, urtësisë dhe atdhedashurisë në momente vendimtare u bashkuat çdoherë. Rezultat i bashkimit tuaj, tani Tuzin shqiptarë e kemi komunë më vete.
Mirëpo Tuzit nesër i duhet një kryetar! Jam i sigurt se ju malësorë, do ta shfrytëzoni këtë rast, duke e mbështetur koalicionin e madh atje.
Pjesëmarrja e nesërme në këto zgjedhje edhe e bashkëatdhetarëve tonë, do ta forcojë fitoren shqiptare atje.
Jam i sigurt dhe në pritje të rezultateve pozitive në mbrëmjen e të dielës.
Me këtë rast, më lejoni të përcjellë urimet dhe mesazhet më të mira për ju, nga unë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetari i saj, kryeministri Ramush Haradinaj!
Me përgëzime;
Ali Berishsha – N/Kryetar i AAK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...