Ish kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në oborrin e selisë së PD.
Berisha: Duhet të përulem para dhjetëra mijëra, para 44 mijë demokratëve që sot vendosën me votën e tyre në mënyrën më plebishitare, largimin e peng Bashës, jo Basha por “brava” ik, e Lul Bravës nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar që një person i padenjë për detyrë, që detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për pazare personale dhe trajton PD si pronë të tij. Ky është votimi më i shkëlqyer që shkruan një kapitull të ri në historinë e revolucionit.
Ky revolucion nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që mund ta ndalë. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit kundër këtij akti madhor në historinë e pluralizmit. Mjafton t’ju rikujtoj paraqitjen me orë të tëra në studio televizive të pengmarrësit etj etj, por asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre.
Nuk ka forcë që pengon dot njerëzit e lirë në arritjen e objektivave të tyre për liri dhe dinjitet. Unë me këtë rast dua ti jap fjalën komisionit që menaxhoi, drejtoi referendumin dhe falenderoj përzemërsisht se është i njëjti komision që menaxhoi në mënyrë të përsosur Kuvendin historik të 11 dhjetorit dhe po me kaq përgjegjësi, me transparencë absolute menaxhoi, drejtoi referendumin e parë./tch/
Qarku i Gjirokastrës rezulton i pastër nga gripi i shpendëve
Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?
Të paktën 19 persona humbën jetën në sulmin në kompleksin pr...
58 pacientë janë diagnostikuar me sklerozën multiple në Koso...
Pierre Poilievra mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kan...
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate në Aktash të Pr...