Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se nuk ka ndonjë shenjë se do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Ai ka thumbuar edhe LDK-në duke thënë se nuk po u shkon mendja për zgjedhje pasi nëpër Kuvendet e tyre zgjedhore ende po “fluturojnë” karriget.
“Nuk ka diçka kur të vinë zgjedhjet kanë me marr vesh të gjithë, a jemi të përgatitur a s’jemi aty në zgjedhje, ai është cikël që duhet me respektuar. Nuk ma merr mendja se tash janë edhe pushimet pastaj partitë politike janë në disa procese të brendshme zgjedhore ngapak po “fluturojnë” karriget nuk po ju shkon mendja fort për atë punë” tha Berisha.
Deputeti ka komentuar debatin në mes të kolegut të tij Muharrem Nitaj dhe deputetit nga radhët e partisë Nisma për Kosovën, Haxhi Shala.
Ai ka një mesazh për Nitaj ku thotë se do të distancohet nëse ai “ngucet” me dikë pasi edhe ata janë distancuar nga ai kur ka dhënë deklarata.
“Nuk ka ndonjë shenjë që diçka në lëvizje, këto keqkuptimet nganjëherë edhe ndodhin ju gazetarët insistoni shpesh që mos ka diçka po unë po ju tregoj që unë nuk kom dëgjuar diçka, megjithëse nuk jam fort në këtë skenën e këtyre debateve, nuk jam duke u marrë me sene ma praktike a këtë lojën e fjalëve mundeni me vet edhe Muharremin prapë, po unë Muharremit i kisha thënë me bë me nguc ti dikë unë distancohem prej teje se ata u distancojshin nganjëherë prej meje”, tha ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...