Njohësi i rrethanave politike në vend, Ridvan Berisha, ka komentuar ftesën për takim nga kryeministri Albin Kurti, për liderët e partive opozitare.
Sipas Berishës, uniteti politik i brendshëm në raport me Serbinë çdo herë ka qenë i rëndësishëm, rrjedhimisht ka prodhuar edhe rezultate substanciale për kontekstet e ndjeshme politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova.
“Në Rambuje ishin bashkë, në bisedimet e Vjenës po ashtu, pas shpalljes se pavarësisë me nisjen e bisedimeve teknike më 2011, aty në tavolinë ishte edhe AAK nëpërmjet përfaqësuesit të saj Blerim Shala”, thotë Berisha për arbresh.info.
Ai shton se uniteti edhe sot është tejet i rëndësishëm dhe jetik për të evituar polarizimet brenda nesh.
“Siç i përdorte dikur Kurti për nevoja elektorale duke shpallë tradhtarë ish kryeministrat. Sot, Kurti, po përpiqet të reflektojë, kjo është mirë. A duhet t’i besoj opozita njëmend ftesës së Kurtit, kjo është temë tjetër. Po të isha në vend të liderëve opozitarë, do t’i shkoja në takim kryeministrit Kurti, megjithëse ai asnjë tullë nuk e ka vendosë në karrierën e tij për unitet, ai njihet si politikan kaotik”, vlerëson Berisha.
Kryeministri Kurti ka ftuar në takim liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ende nuk dihet nëse do të jenë të pranishëm këta liderë në takimi ne thirrur për të martën./arbresh.info/
Kurti i thërret për takim nesër Abdixhikun, Krasniqin e Haradinajn
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...