Ish-liderit të PD-së, Sali Berisha ka përkujtuar masakrën e Reçakut.
Në përvjetorin e 23, Berisha ka shkruar se kjo është një nga masakrat me mizore te serbëve barbar ndaj shqiptareve ne Kosove.
Postimi i plotë:
Sot përvjetori i masakrës se Reçakut!
Te dashur miq, sot është 23 vjetori i njërës prej masakrave me mizore te serbëve barbar ndaj shqiptareve ne Kosove. Kështu 23 vjet me pare forcat ushtarake, para ushtarake, policia e Serbisë torturuan dhe masakruan ne fshatin Reçak te Kosovës 45 fëmijë, gra, burra, banore te këtij fshati. Kjo masakër është një nga krimet me te shëmtuar kundër njerëzimit te kryera nga barbaret serbe ne Kosove.
Sot pas 22 vjetesh Aleksander Vuçiç, ky Sllobodan i ri refuzon njohjen e saj dhe pretendon se ajo u krye nga forca perëndimore për te ndëshkuar Serbinë.
Duke shprehur edhe një here ngushtimet e mia familjareve te viktimave te masakrës se Reçakut dhe dënuar me ashpërsinë me te madhe barbarinë serbe ne fshatin Reçak te kryer 22 vjet me pare, i bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te bej pergjegjegjes para drejtesise se Hages qeveritaret e Beogradit qe mohojne masakren si autor te ketij akti te genocidit serbe ne Kosove. Sb./arbresh.info/
LDK-ja hap fushatën të shtunën, Abdixhiku fton qytetarët për...
Sveçla: Institucioni paralel i Serbisë në veri mblidhte ‘har...
Mbi tre milionë klikime për pak ditë morën ish-kunatat në kë...
Fluturime direkte Shqipëri-Izrael/ Rama: Lajm fantastik për ...
Tre zjarre të shpejta në Los Anxhelos detyrojnë mijëra evaku...
Fehlinger: Kosova dhe Shqipëria po përparojnë si perëndimorë