Berisha komenton raportin e progresit: Zonja Presidente pse shqetësoheni nga kritikat e BE-së

08:12 | 21 Tetor 2021
S D

Analisti Ridvan Berisha, ka shkruar në lidhje me të gjeturat e fundit në raportin e progresit nga ana e Bashkimit Evropian dhe si i tillë tha se është i nevojshëm por mbetët në pikëpyetje modeli i tij, shkruan arbresh.info.

Berisha po ashtu ironizoi në lidhje me shkarkimin e, ish Kryetares së KQZ-së Valdete Daka, duke pyetur Presidenten se pse shqetësohet nëse është përfillur Kushtetuta e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Veting po, patjeter! Por çeshtja eshte tek modeli i tij qe e zgjodhi Qeveria Kurti, e ndaj te cilit pati kritika BE permes Raportit te Progresit. Nuk e di znj Presidente Osmani, pse keni nevoje te shqetesoheni kur kritikoheni edhe per menyren e shkarkimit te znj Daka, nga pozita e kryetares se KQZ-se?!

Ju jeni juriste, pse keni droje nga ankesat e mundshme nese ato perbejne baze legale edhe per interpretim te rastit ne Gjykaten Kushtetuese! Demokracia jone, ne lulezim e siper, perkatesisht Kushtetuta, Kapitulli i II-te i saj, siç je plotesisht ne dijeni, e afirmon dhe i garanton te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Nuk ka ketu asnje shantazh ndaj jush siç qenkeni deklaruar sot, ndersa nese znj Daka, Avokati i Popullit apo nje grup deputetesh e qojne rastin e shkarkimit te znj Daka ne kushtetuese!

Sot, u duket mjaft e brengosur, arsyet nuk i di plotesisht!

5 vjet e ke mandatin veç nese kushtetuesja te ze ne flagrance per shkelje kushtetuese! Nese ke vepru nen influencen e kryeministrit Kurti ne rastin Daka atehere kemi nje situate te re, totalisht te pafavorshme politikisht per ju personalisht! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme