Google ADS

Berisha: “Kisha punë ma të meçme se me e ngu Presidentin”

19:04 | 22 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Deputeti i Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, për emisionin Info Magazine ka treguar se pse nuk ishte i pranishëm në Kuvend për ta dëgjuar fjalimin e Thaçit. “Kisha punë ma të meçme se me e ngu Presidentin” – deklaroi ai.

Ai po ashtu e dha mendimin e tij edhe në lidhje me vendimin e fundit të Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave.

“Nuk është vendim korrekt. Rritja e pagave në këtë formë dhe sasia nuk përkojnë me realitetin social e ekonomik të vendit. Nuk me ka pëlqyer, dhe kjo bie ndesh me vizionin e partisë qe e përfaqësoj, e cila ka një qasje tjetër rreth zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies sociale” – përfundoi deputeti Berisha, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme