Avokati, Besnik Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës duke thënë se duhet ta përkrahim qeverinë.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjithë pa dallim, për ta mbrojtur shtetin e sovranitetin duhet ta përkrahim qeverinë, shkruan arbresh.info.
Tutje ai shtoi se opozita pa dashje e në mënyrë indirekte po e favorizon Serbinë.
“Duke kritikuar hapur dhe pamëshirshëm qeverinë për atë çfarë po ndodh në veri, në fakt opozita, indirekt, ndonëse pa dashje, po favorizon Serbinë. Nëse nuk dëshironi ta favorizoni indirekt Serbinë, rreshtohuni me qeverinë”, tha Berisha.
Postimin Berisha e mbylli duke thënë se ende e kemi armikun e përbashkët.
“Nëse nuk dëshironi ta favorizoni indirekt Serbinë, rreshtohuni me qeverinë! Interesat mund t’i kemi te ndryshme, por armikun edhe me tutje e kemi të përbashkët! Bashkohuni”, përfundoi ai./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...