Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka ironizuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit ka kritikuar bashkëpartiakët e tij se duke thënë se e kanë sjell LDK-në në nivel të AAK-së.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Berisha teksa ka publikuar fotografinë e një marionete, ka pyetur nëse dikush din diçka kryetarin që ka kryetar.
“A din kush me më tregu për këtë kryetarin qe ka kryetar?”, ka pyetur me ironi deputeti i AAK-së, duke mos sqaruar se për çfarë marionete bëhet fjalë.
Abdixhiku të enjten u tregua i ashpër me kritikët e tij brenda partisë, e që janë kryesisht ata që dikur kishin pushtet në LDK.
Ai tha se nëse kanë ide të reja, mund t’i paraqesin në Kuvendin e radhës të LDK-së, në pranverë.
“Nëse kanë ide tjetër, në pranverën e vitit të ardhshëm le ta paraqesin në Kuvendin e LDK-së”, ka theksuar Abdixhiku në emisionin Pressing të T7. Duke mos përmendur emrat e tyre, kur është pyetur nga autori i emisionit për kritikat që vijnë kryesisht nga zyrtarët e partisë, Agim Veliu e Skender Hyseni, Abdixhiku ka thënë se me ta partia kishte shënuar rënie të madhe.
“E kanë pru LDK-në në nivel të AAK-së. Mos t’më japin ligjërata. S’mund të më japin as mua e as kolegëve të mi se si qeveriset me një parti”, ka deklaruar ai.
“Nuk i kuptoj se si njerëzit e LDK-së e bëjnë opozitën kundër LDK-së. Ne nuk jemi të imponuar në LDK, ne jemi të zgjedhur aty. Këta që opozitën e vetme e bëjnë kundër LDK-së, s’i kuptoj fare. Sa herë që bëj diçka ka një kor gazmor, që nis me një ish-zyrtar të LDK-së dhe përfundon me një gazetar të ish-pushteteve dhe të gjithë bashkë më sulmojnë mua”, ka përfunduar ai.
E “niveli i AAK-së” ka nxitur reagimin e kësaj partie.
Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, ka reaguar ndaj deklaratës, duke e quajtur Abdixhikun parashutist në LDK, e ka këshilluar që përplasjet brenda partisë t’i zgjidh në oborrin e vet.
“Lumir Abdixhiku, një ‘parashutist’ në LDK, është mirë që përplasjet që i ka brenda partisë, t’i zgjidhë brenda oborrit të vet, e të mos kruhet me Aleancën. Nëse atij po i lëkundet karriga në zgjedhjet e brendshme që i ka, apo nëse s’ka këllçe t’i bëjë opozitë Albin Kurtit, ne nuk i kemi faj. Mere veten me të mirë o Lum Lumiri!”, ka shkruar Blaka./arbresh.info.
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...