Asamblisti nga komuna e Drenasit Vehbi Berisha i cili ditë më parë ka aderuar në Nisma për Kosovën përmes një statusi në rrjetin social Facebook i ka komentuar të gjeturat e auditorit për vitin 2016-të në këtë komunë, shkruan arbresh.info
Ai ka thënë se investimet kapitale ashtu si i ka paraqitur auditori vazhdojnë të mbesin problem për komunën e Drenasit pasi që afro një milion euro nuk janë shpenzuar, edhe pse shumë fshatra të Drenasit kanë nevojë për infrastrukturë.
“Nga raporti fillimisht konfirmohet shifra tejet e lartë e buxhetit të pashpenzuar në vitin e kaluar 2016 për të cilën çështje kam reaguar edhe në kuvend gjatë diskutimit të raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2016, e aq më keq që ky buxhet i pashpenzuar është pikërisht në kategorinë më të nevojshme për qytetarët tanë siç është ajo e investimeve kapitale, ku dëshmohet se afro 1 milion euro nga investimet kapitale të parapara për vitin 2016 kanë mbet pa u shpenzuar edhe pse fshatrat dhe qyteti ynë lëngon nga mungesa e investimeve në infrastrukturë’ tha ai
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Të nderuar qytetarë të Drenasit, pak para disa ditësh Zyra Kombëtare e Auditimit publikoi raportin e auditmit për vitin që lamë pas 2016, në lidhje me raportin financiar vjetor të Komunës së Drenasit, të cilin mund ta gjeni në linkun në vazhdim ku dhe ju inkurajoj ta lexoni: http://ëëë.zka-rks.org/…/RaportiAuditimit_KDR_2016_Shqip_22…
Në vazhdim do ua prezantoj vetëm disa nga të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm nga raporti zyrtar për Komunën e Drenasit, të cilat i kam bashkangjitur se bashku me ketë postim në formë të fotove (screenshot) për të qenë sa më argumentues. Nga raporti fillimisht konfirmohet shifra tejet e lartë e buxhetit të pashpenzuar në vitin e kaluar 2016 për të cilën çështje kam reaguar edhe në kuvend gjatë diskutimit të raportit të punës së Kryetarit të Komunës për vitin 2016, e aq më keq që ky buxhet i pashpenzuar është pikërisht në kategorinë më të nevojshme për qytetarët tanë siç është ajo e investimeve kapitale, ku dëshmohet se afro 1 milion euro nga investimet kapitale të parapara për vitin 2016 kanë mbet pa u shpenzuar edhe pse fshatrat dhe qyteti ynë lëngon nga mungesa e investimeve në infrastrukturë.
Pastaj problem i vazhdueshëm për Komunën e Drenasit po del të jetë edhe mos zbatimi i rekomandimeve të dhëna nga Auditori i Përgjithshëm, dukuri kjo e cila fatkeqësisht po na përcillet prej vitit në vit, ku nga 14 rekomandime gjithsejtë vetëm 5 rekomandime janë adresuar-zbatuar plotësisht, apo përkthyer në përqindje i bie që janë realizuar vetëm 35 % të rekomandimeve të auditorit.
Për të vazhduar me të gjeturat e auditorit që konsiderohen si raste misterioze ose skandaloze siç citohet tek çështja nr. 9 në raport ku nuk ka kurrfarë dëshmie që komuna ka kërkuar disa shërbime, mirëpo drejtorët e shkollave përkatëse kishin nënshkruar raport për pranimin e këtyre shërbimeve. Operatori Ekonomik kishte dërguar lëndën (faturat dhe raportet) tek përmbaruesi privat. Apo edhe rasti me eklatant që trajtohet tek çështja nr. 11, ku Komuna e Drenasit në vitin 2016, përveç që punësoi 12 punonjës me kontrata për shërbime të veçanta, nuk përfilli Ligjin nr. 05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale për këta punëtor. Fakti që vet Komuna e Drenasit me një formë apo tjetër i ka “ikur” tatimit në të ardhura për punëtorët e lartcekur, tregon fare qartë se çfarë qeverisje komunale kemi !
Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...