Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se krijimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë që të jetë e mundshme.
Sipas tij, në politikën në vend kanë hyrë inatet personale dhe vonimi i krijimit të institucioneve është vonuar së tepërmi. Në interaktiv të KTV-së ai ka thënë se partitë duhet t’i japin fund inateve mes njëra-tjetrës dhe të punohet që sa më shpejtë Kosova të ketë institucionet qeverisës.
“Deri javën e ardhshme duhet të përafrohet, pasi Kosova duhet t’i ketë institucionet. Ka edhe lojëra jo korrekte politike që po i kushtojnë vendit dhe qytetarëve. Ramushi është i nominuar për Kryeministër dhe ne i qëndrojmë prapa. Jam i autorizuar që të jemi besnik që Ramushi që të jetë kryeministër. Pres që javën e ardhshme të finalizohen gjërat. Në fund të fundit edhe zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi kjo situatë është tepruar. Është bërë më shumë se tepër. Kanë ardhur në shprehje inatet individuale me ndikim në parti, që kanë krijuar këtë ngërç në formimin e institucioneve”, ka thënë Berisha.
Ai ka komentuar edhe deklaratën e fundit të Isa Mustafës që akuzonte të gjitha partitë për të gjitha presionet që ka përjetuar gjatë udhëheqjes së Prishtinës, por edhe për kohën sa ishte kryeministër.
“Isa ka inate të mëdha, pasi është afër pensionimit. Paradreke i sulmon të gjithë, e pasdite vetes i merr inat. Nuk duhet të mbetet një parti si LDK-ja peng i një personi”, ka thënë ai.
Sipas Berishës, VV dhe LDK me ambiciet e Albin Kurtit dhe inatet e Isa Mustafës po e mbajnë peng krijimin e institucioneve.
“Ambicia e Albinit për të qenë kryeministër, përkundër që ka marrë mjaft vota, dhe inatet personale të Isës kanë mbajtur peng krijimin e institucioneve”, ka deklaruar Berisha.
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...