Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Televizionit.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha tha se televizioni kosovar kaloi kohë të vështira gjatë okupimit serb , megjithatë televizioni nuk u dorëzua kurrë, transmeton Arbresh.info.
Ndër të tjera, Berisha theksoi se sot televizionet që operojnë në Kosovë kanë një përgjegjësi të madhe.
Postimi i plotë:
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Televizionit!
Televizioni mbetet një nga mediumet më të rëndësishme për informimin, edukimin gjithëpërfshirës, dhe promovimin e vlerave kombëtare e botërore. Në Kosovë, televizioni ka pasur një histori të veçantë, të lidhur ngushtë me sfidat dhe zhvillimet e vendit, nëpër të cilat ka rrugëtuar bashkë deri në liri.
Gjatë viteve të okupimit serb, televizioni kosovar kaloi kohë të vështira, me mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në vitet ’90, ndërsa zëri i popullit u hesht nga regjimi. Megjithatë, televizioni nuk u dorëzua, por u bë një zë i fuqishëm i rezistencës, në Kroaci e Shqipëri duke përfshirë edhe hapësirat në mediume ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, të cilat ndihmuan në mbajtjen gjallë të kauzës së lirisë dhe identitetit kombëtar.
Në periudhën e luftës, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës e përkrahur nga bota demokratike dhe forcat e NATO-s luftuan dhe sollën lirinë, televizioni luajti një rol jetësor në informimin e popullit dhe në ruajtjen e moralit të lartë, deri në përfundim të luftës, kur u rilind Radio Televizioni i Kosovës (RTK) me një frymë të re.
Sot, të gjitha televizionet që operojnë në Kosovë kanë një përgjegjësi të madhe. Ato duhet të jenë jo vetëm burim i informimit të saktë dhe të paanshëm, por edhe promotorë të edukimit gjithëpërfshirës me vlerat që ndërtojnë një shoqëri të drejtë dhe të hapur. Nga përhapja e kulturës kombëtare te njohja e vlerave ndërkombëtare, televizioni duhet të vazhdojë të jetë një forcë që bashkon dhe forcon shoqërinë tonë.
Një dedikim të veçantë për të gjithë punëtorët televizivë me theks gazetarët që luajnë një rol të veçantë si fuqi e shtatë në shoqëritë demokratike.
Le të festojmë fuqinë dhe rolin e televizioneve që na kanë ndihmuar në ruajtjen e identitetit kombëtar, vlerave të kombit, familjes dhe shtetit./Arbresh.info
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...