Berisha i PDK-së: Dinari hiqet nga qarkullimi vetëm me zbatim të ligjit

23:46 | 12 Shkurt 2024
E.G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka adresuar kritika ndaj institucioneve të Kosovës, rreth rregullores së BQK-së për paranë e gatshme që ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti i këtij viti.

Ai sonte në ‘Lajmet e fundit’, në RTK, tha se dinari serb hiqet nga qarkullimi në Kosovë vetëm me zbatim të ligjit. Berisha tha se dinari si valutë zyrtare nëpër komunat serbe Kosovë do të bëhet me Marrëveshje në Bruksel.

Për afatin që BQK-ja ka dhënë deri në muaj për vetëdijësim të qytetarëve rreth kësaj rregullore, tha se Kushtetuta dhe Ligji për BQK-në, e thonë qartë se në Kosovë është vetëm një valutë.

“Pse rregullorja jonë është dashur të merret me dinarin. Rregullorja e BQK-ja ka implementim të Asociacionit në mënyrë të heshtur. Me këtë rregulloren që do të bëhet do të legalizohet dinari në komunat që pretendohet se do të krijojnë Asociacionin”, tha ai.

Për prolongim të dialogut, Berisha tha se është në dëm të Kosovës dhe këtë e ka thënë edhe Departamenti i Shtetit.

Të ngjashme