Asamblisti i Nisma për Kosovën në komunën e Drenasit Vehbi Berisha përmes një statusi në rrjetin social facebook i’a ka numëruar dështimet Ramiz Lladrovcit i cili qeverisë në këtë komunë, shkruan arbresh.info
Berisha ka thënë se deri me tani Lladrovci ka realizuar vetëm njërin nga 20 premtimet që ka bërë.
Ai thotë se me 22 tetor Drenasit do të jetë ndryshe pasi që ka ardhë kohë për ndryshime.
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Drenasi do të jetë ndryshe pas 22 Tetorit, mbaje mend Kryetar ! E pash një status të Kryetarit në shkuarje të Komunës sonë, ku paska thanë se “Askush nuk mund ta ndalë fitoren tonë në Drenas”, frazë kjo që tingëllon goxha siguri nga një mes tejet i pasigurt siç është Partia e z.Ramiz Lladrovci. Por dua ti them se kësaj radhe do të kemi një Drenas krejt ndryshe pas 22 Tetorit sepse Qytetari i Drenasit do të jetë ai që vendos dhe jo siç ka ndodh deri me tani duke emëru dhe kandiduar njerëz që as vet ata s’kanë planifikuar të udhëheqin Drenasin. Kryetarit Lladrovci ia kam thënë qysh në ditën e betimit vetëm një fjalë: “Ishalla i përmbush premtimet”, sepse kollaj është me thanë unë do të investoj 70 milion Euro në Drenas, përderisa i tërë buxheti (me paga, mallra dhe shërbime, subvencione dhe investime kapitale) i Komunës së Drenasit për vitin 2017 është 13,141,239 EUR d.m.th as 20% e shumës që e pati premtuar Kryetari në shkuarje z. Lladrovci. Kryetari në shkuarje na pat premtuar që do të vijë edhe mjeku te shpija me na vizitue. Sipas Institutit GAP Kryetari i Komunës së Drenasit gjatë fushatës i pati premtuar 20 premtime gjithsejtë, ku tri prej tyre kanë filluar përderisa 16 janë ende pa filluar fare dhe vetëm 1 premtim është realizuar, sigurisht që ka të bëjë me emërimin e drejtoreshave femra duke emëruar në dikastere të ndryshme 5 sosh. Emancipim po çka ! Por mos harro, shihemi me 22 Tetor /arbresh.info/…..
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb