Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në seancën e jashtëzakonshme ku po të trajtuar problemin e furnizimit me ushqim për Forcën e Sigurisë së Kosovës tha se situata aktuale është shqetësuese.
Ai tha se trajtimi me neglizhencë e ushtarëve të FSK-së është shkelje e përgjegjësisë së udhëheqjes së kësaj qeverie, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, situata është një sinjal alarmant që kërkon zgjidhje të menjëhershme.
Berisha theksoi se jemi në një kohë të rrezikshme të sigurisë andaj ky sektor duhet trajtuar me prioritet.
“Pyetja që ne si deputetë duhet ët shtrojmë është si mund të jemi të sigurt nga kjo mazhorancë që do të avancojë planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s nëse nuk arrin të menaxhojë as furnizimin me ushqim për ushtarët tanë”, u shpreh ai.
Deputeti i AAK-së tha se kërkon përgjigje dhe zgjidhje të menjëhershme dhe urgjente.
“Ushtarët nuk duhet të jenë të shqetësuar se a kanë ushqim gjatë ditës dhe se me çfarë kualiteti u servohen shujtat. Ata duhet të jenë të preukopuar vetëm me pjesën e detyrave që i kanë”, tha ai.
Ai tha se këto gjëra nuk kanë ndodhur në asnjë Qeveri.
“Nuk ka lojë me ushtri” , tha ai.
Ai tha se kjo Qeveri po na bën “horë”.
Ndër të tjera, Berisha tha se sot do të duhej të zgjidhej problemi dhe të japë dorëheqje ministri i Mbrojtjes dhe zëvëndësministri./Arbresh.info/
Një tjetër i famshëm pranon se kishte shkuar në festat e P.D...
Kurti: 25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, hapësira ajrore e S...
Damiree Burns MVP i javës së pestë në elitën e basketbollit ...
Shahini dhe Malaj diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit mes...
Rama në Berlin, nënshkruan deklaratat për tregun e përbashkë...
Elezi: Vazhdon aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë Ko...