Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha po thotë se nuk është vendim i menduar mirë ajo e heqjes së taksës prej 100 për qind të vendosur nga Qeveria Haradinaj, raporton Gazeta Express.
I ftuar në emisionin Frontal në Televizionin T7 ai thotë se nëse kryeministri Albin Kurti e merr këtë vendim, do të bëjë gabim historik.
“Aleanca për dallim prej herave tjera na kemi pas vota ma shumë 30 mijë vota, jemi në proces të brendshëm zgjedhor, jemi tu kqyr ku kemi gabu ku kemi ngec pse ka ndodhë ashtu, mas procesit zgjedhor do të dalim me konkluzion çka ka ndodhë. Mendoj që është gabim historik, po e bën për ngutë, na duhet me bisedu, taksën e ka vë Ramush Haradinaj sepse atdheu është mbi të gjitha, e kemi vendos si rezultat i agresionit të Serbisë”, thotë deputeti.
Berisha shton se në këtë mënyrë, nëse hiqen taksa, Kurti do të shkojë i dobët në negociata.
“Pushtetet kanë me u ndrru gjithmonë, neve na obligojnë qëndrimet e Kosovës, me fuqizu Kosovën në negociata dhe ato duhet të vazhdojnë prej kryeministrit të ri, kjo nuk është vu për neve. Albin Kurti nuk duhet të shkojë i dobtë në negociata. Taksa i ka bë dëme Serbisë për miliona euro.
Ky mas pari është gabim, duhet të flitet mos të bëhet për ngutë, mos të na qesin në situata të zorshme, duhet të jemi palë, mos të prodhojmë probleme duke u ngutë me bë diçka, sepse reciprociteti edhe në fushatë e ka paralajmëru këtë punë, punt e shtetit nuk bëhen për qejf të elektoratit as të njerëzve, këto negociata janë historike.
Ne është mirë tash me bisedu, me thirr një takim në kuvend me këqyr çka po bëjmë në këtë drejtim. Albin Kurti ka refuzu me qenë pjesë e çdo delegacioni si palë e Kosovës, nuk është mirë ne me përsërit të njëjtën”, ka thënë Berisha.
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...
Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është ...