Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë ashpër kritik ndaj qeverisjes së kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukajt, i cili vie nga radhët e Vetëvendosjes.
Pas acarimeve të sotme që ndodhën në kuvendin komunal në Prizren, Berisha deklaroi në Edicionin Special të Klan Kosovës, se Haskuka nuk e di se çka është menaxhimi me qeverisjen komunale.
”Nuk është diçka risi për ne që jemi në ngjarje. Unë jam nga ata që Vetëvendosjen me Mytaher Haskukën, e kam ndihmuar, duke menduar që të bëhet një ndryshim në qytetin e Prizrenit, duke e skajuar nga pushteti PDK-në që ishte 10 vjet”.
”Por unë pashë një të vërtetë të hidhur sepse kisha mbështetur një grumbull adoloshentësh të një sekti politik në krye me një infantil politik, me një njeri që nuk e ka idenë çka është institucioni, e çka është kuvendi komunal”.
”Nuk është diçka e re, kjo është diçka që veç ka dalë në mejdan”.
”Përndryshe, ai njeri [Mytaher Haskuka] për fatin e keq të qytetit, nuk është në gjendje me një kope delesh të menaxhojë e lëre më me qeverisjen e kuvendit komunal”.
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...