Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se marrëveshja PAN-AKR është marrëveshje që i garanton Kosovës vetëm të arritura.
Në një shkrim në Facebook, ai e ka cilësuar Ramush Haradinajn kryeministër të të gjithë qytetarëve, pa dallime politike.
“Kryeministri Haradinaj do të dijë të gjejë mënyrën e unifikimit për të gjitha çështjet me interes nacional”, ka shkruar Berisha.
Shkrimi i plotë i Berishës:
Qytetarë të nderuar; Me marrëveshjen e firmosur pasdite, Kosova u nis. Me marrëveshjen e sotme, Kosova ka arritur që miqve tonë të përhershëm, SHBA-së dhe vendeve mike të BE-së, tju ofrojë një partner, punëtorë dhe serioz në punë dhe veprime.
Kosova nga tani do të ketë një kryeministër në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit. Do të kalojnë shpejt edhe frustrimet nga palë të ndryshme politike. Zërat e inateve politike nga kushdo qofshin do të prekin pikën zero. Kryeministri Haradinaj do të dijë të gjejë mënyrën e unifikimit për të gjitha çështjet me interes nacional. Kryeministri Haradinaj do të dijë të shërbejë në të mirë të gjithë qytetarëve, pavarësisht përcaktimeve politike.
Energjitë, vitaliteti, eksperienca, shembujtë e të kaluarës, burrëria, guximi institucional dhe politik i kryeministrit Haradinaj, Kosovën padyshim se do ta kthejnë si palë serioze dhe të barabartë, në të gjitha agjendat europiane dhe ndërkombëtare mbi çështjet e papërfunduara dhe mbi një të ardhme më të ndritshme për shtetin dhe popullin.
Këtë popull që meriton shumë. Me Kryeministrin Haradinaj, Kosova dhe populli ynë, do ta kthejnë shumë shpejt epërsinë e humbur në raport me shtetet e rajonit në pothuaj çdo sferë të jetës tonë.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...