Berisha: Gjykata Speciale ka dështuar

00:29 | 26 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, thotë se arrestimet e sotme në OVL UÇK, janë bërë me tendencë ta arsyetuar dështimin e Gjykatës Speciale.

Ai shton se gjithë ata policë do të kishin kuptim nëse do të ishin te objekti i Gjykatës Speciale në Hagë, për t’i arrestuar ata persona që i nxorrën dosjet e gjykatës e jo tek zyret e OVL UÇK-së.

Reagimi i plotë i Berishës:

Spektakli nga “milicia” ndërkombëtare në OVL të UÇK-së është një tendenc për të arsyetuar dështimin e Gjykatës Speciale!

Gjithë kēto forca të “milicis” me maska a pa maska do të kishin kuptim, bashkë me spektaklin e tyre, sikurse sot të kishin rrrethuar dhe bastisur objektin e Gjykatës Speciale në Hag të Holandës.

Nga aty është deshtë duarlidhur të nxirrnin ata që dosjet e k’saj gjykate i kanë deshifruar për t’i lëshuar si “patate e nxehtë” në duart e OVL, për të vazhduar përpjekjet për të poshtruar para opinionit ish luftetarët e UÇK-së!!!
Zafa/blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme