A ka prishje marrëdhëniesh mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministres së tij, Majlinda Bregut?
Berisha thotë se vazhdon të ruajë komunikimin me të, ndërsa lidhur me zgjedhjen e saj si sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, ai e quan si zgjedhje personale.
Por ish-kryeministri mendon se qeveria duhet të kishte pyetur edhe opozitën për propozimin e saj për këtë post, duke shtuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk do të ishte kundër.
Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në News24, ish-kryeministri shprehet se për Bregun vazhdon të ruajë të njëjtin respekt që ka pasur.
Ish ministrja e kabinetit tuaj, zonja Majlinda Bregu është tashmë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, e para shqiptare, e para femër në këtë post. Si e komentoni ju?
Unë respektoj zgjedhjen e saj. Natyrisht është zgjedhje e bërë nga kjo shumicë. Në konceptin tim thelbi i lirisë është zgjedhja dhe ajo ka të drejtë të zgjidhet. E ka bërë për më mirë, unë nuk gjykoj zgjedhjen e saj. Nuk gjykoj zgjedhjen e tjetrit, nëse e ka bërë mirë apo keq zgjedhjen e saj. Është një kandidaturë zyrtare e qeverisë shqiptare.
Ndaj i munguan urimet dhe komentet e kolegëve të PD?
Nuk e di se si mendojnë sepse nuk i kam pyetur. Do kishte qenë ndryshe sikur opozita të ishte pyetur, të kishte dhënë mendim. Nuk besoj se kryetari i opozitës do refuzonte zgjedhjen e saj. Qeveria duhet të pyeste kryetarin e opozitës.
A keni ju një formë zhgënjimi nga të gjitha veprimet e Majlinda Bregut? E keni pasur shumë të afërt?
Nuk e konsideroj që ajo ka bërë një gjë që unë të jem zemërthyer ka bërë zgjedhjen e vetë. Secili prej bashkëpunëtorëve të mi ka vlerësimin për të gjithë kohën që kemi bashkëpunuar. Unë jam tërhequr nga drejtimi i PD, por ruaj ato respekte që kam pasur për ta.
E ruani edhe komunikimin?
Padiskutim, nuk e ndërpres unë komunikimin me njerëzit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...