Në përfundim të shpalljes së rezultatit të votimit në Kuvendin Kombëtar të PD, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar “Bashën kufomë politike”.
Berisha tha se tashmë vendit do t’i rikthehet pluralizmi politik dhe do të jetë “pa opozitë kukull” ndërsa vendimin e Kuvendit, e cilësoi “ngjarjen më të jashtëzakonshme e lirisë së shqiptarëve”.
I pyet nëse i druhet ndonjë vendimi për përjashtim nga partia në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Basha, Berisha tha se nuk do të donte të fliste fare për kryetarin e shkarkuar.
Lidhur me mundësinë e marrjes së selisë së partisë pas shkarkimit nga Kuvendi, Berisha tha se “do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim”, shkruan Euronews.al.
“Nuk është seli e pengjeve. Ramës i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd sepse në mënyrë absolute hoqe apo nuk hoqe dorë, ky revolucion do të kthehet te ti. Revolucionit nuk i reziston dot kush”, deklaroi ish-kryeministri.
Në Kuvendin e thirrur nga Berisha, 4446 delegatë kanë votuar për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lulzim Basha.
Pas ndryshimit të Statutit dhe shkarkimit të anëtarëve të Kryesisë, Kuvendi i thirrur nga Berisha do të mblidhet sërish më 18 dhjetor për të mbajtur referendum.
Në punimet e Kuvendit që zgjatën më shumë se 8 orë morën pjesë mbi 4900 delegatë, ku pati disa qindra prej tyre që nuk morën pjesë në votim, kurse një numër i vogël votoi kundër shkarkimit të Bashës.
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...