Zafir Berisha, koordinator Nacional për Siguri Kibernetike ka deklaruar se nga informacionet që ka, faqja e Fondit të Kursimeve Pensionale i Kosovës nuk është hakuar
Edhe pse me hapjen e aplikimit për tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trusti, faqja e këtij institucioni ka rënë, Berisha në emisionin Frontal ka thënë se kjo faqe nuk është hakuar.
Ai ka thënë se kjo faqe ka rënë për shkak të ngarkesës.
“Trusti ka rënë për shkak të ngarkesës, nuk kam informacione që është hakuar”, ka thënë ai.
Përndryshe, Berisha ka folur edhe për hakimin e dy faqeve të Qeverisë së Kosovës nga Serbia.
“Ishte një tendencë që ka ndodhur një sulm në disa faqe nga Serbia dhe shumë shpejtë personat përgjegjës kanë marrë masa dhe e kanë evituar këtë ndërhyrje. Ka pasur një ndërhyrje dy tre minutëshe në dy faqe të Qeverisë. Në faqen AME dhe një faqe ku jepen lejet për biznese. Organet e ndjekjes janë duke u marrë me këtë rast”, tha ai./Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...