Berisha: Edi Rama nuk kurseu Rugovën as të vdekur, lexoj fjalimin e Rexhep Qosiqit

21:11 | 30 Maj 2019
Arbresh.info

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në emisionin Pressing ka folur për raportet e tij me Presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se Edi Rama nuk e ka kursyer Rugovën as për së vdekur, dhe në Kuvendin e Kosovës për përvjetorin e Pavarësisë shtyu deputetët e LDK’së të lënë seancën solemne.

“Ai nuk kurseu as Ibrahim Rugovën, cka shtyu deputetët e LDK’së që të lëjnë parlamentin, pasi lexoi fjalimin e Rexhep Qosiqit”, ka thënë Berisha.

Tutje ai thotë se asnjëherë s’ka pasur raporte të këqija me Rugovë, dhe dallimi i vetëm i tyre ka qenë se Berisha thotë se ka përkrahur më shumë radikalizimin e shqiptarëve kundër Serbisë.

“Kam qenë në 96 për radikalizim dhe këtë nuk e mohoj asnjëherë”, ka thënë ish-kryeministri i Shqipërisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme