Sot do të mbahet mbledhja midis dy qeverive Shqipëri- Kosovë, lidhur me këtë ka reagur Kryetari i PD-së Sali Berisha.
Ai përmes një postimi në rrjetin social facebook shkroi se “Asnjë rritje të bizneseve nga Kosova në 5 vitet e fundit në Shqipëri.
Rezultat i qëndrimit filoserb dhe jomiqësor të Edi Ramës ndaj Kosovës.
Shkrimi i plotë
Vasali i Beogradit, Edi Rama duhet te njohe genocidin serb ne Kosove!
Miq, qendrimi i Edi Rames ne nje linje me padronin e tij, Aleksander Vuçic ne mohimin e genocidit ciklik serb ndaj shqiptarve ne Kosove, eshte nje akt antikombetar, eshte perdhosje per se vdekuri te dhjetera mijera shqiptareve qe u vrane vetem per shkak te etnise se tyre ne 150 vitet e fundit nga barbaret serb. Ne veçanti ai duhet te denoj genocidin e fundit serb ne Kosove gjate operacionit “Patkoi” ne te cilin serbet mizor vrane, theren, dogjen te gjalle mbi 1400 femije shqiptar. Denoj me ashpersine me te madhe qendrimin antishqiptar, çnjerezor te vasalit te Beogradit ne mohimin e genocidit serb ne Kosove! sb. /arbresh.info/
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...