Berisha: Edhe Izraeli ka ofruar garanci për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve

00:24 | 4 Maj 2021
Trina Galanxhi

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hisen Berisha, ka bërë me dije për herë të parë se edhe Izraeli ka ofruar gatishmëri që të japë garanci për lirimin me kusht të ish-eprorëve të UÇK’së që po akuzohen në Hagë.

Berisha këtë pohim e ka bërë ekskluzivisht në ‘Pressing’ në T7, teksa ka thënë se gatishmëria e këtyre shteteve vjen si rezultat i raporteve të mira në kuadër të institucioneve.

“Kemi ndërtu raporte miqësore, me punë zyrtare, që mbesin edhe sot e do na përcjellin ne te ardhmen. Në vija të komunikimi miqësor me persona që janë zyrtarë të shtetit të Kroacisë, kemi parë vullnet pozitiv të tyre, për të ofruar këtë garancë. Këtë e kemi bërë të ditur me atë qëndrim çfarë theksojmë. Kjo qëndron. Kjo duhet t’i vë në veprim institucionet e Kosovës, qoftë t’i inkurajojnë, apo të vënë kontakt, jo vetëm me Kroacinë. Këtë gatishmëri e kanë shpërfaqur edhe Austria edhe Sllovenia. Edhe qeveria e Izraelit kanë ofruar garanci. Vullneti pozitiv qëndron edhe tek Izraeli për ta bërë një gjë të tillë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se njoftimi për gatishmërinë e shteteve të tjera të treta për garancion të mbrojtjes në liri duhet të shihet si nxitje nga institucionet e vendit për mbrojtjen e të arrestuarve në Hagë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme