Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës ndaj Ramush Haradinajt. Berisha ka thënë se një vendim i tillë është i padrejtë dhe politikisht i motivuar.
Berisha ka thënë se në kohën kur të gjithë shqiptarët e prisnin kthimin e Haradinajt në Kosovë, Gjykata franceze shtyu dhe për një muaj vendimin e saj duke dëshmuar qartë dhe përfundimisht se Ramush Haradinaj është arrestuar mbi bazën e një mandat arresti politik të Beogradit dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombetarë që Franca vet e ka votuar, mbahet në këtë vend qartësisht për motive politike, transmeton Express.
“Ky vendim dëmton rënde paanësinë e gjykatës dhe provon se, midis parimit themelor të drejtësisë së gjitha kohërave in dubio pro reo, dhe akuzave politike të Beogradit, anësoi me vendimin e saj nga këto të fundit”, ka shkruar Berisha.
Ai gjithashtu u ka bërë thirrje autoriteteve më të larta franceze që të marrin çdo masë për të garantuar paanësinë e gjykatës së Colmarit dhe lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të Kosovës, “peng i kurtheve dhe mandateve politike të Beogradit”.
Shkrimi i plotë:
Nje vendim i padrejte dhe politikisht i motivuar!
Te dashur miq, sot kur mbare shqiptaret prisnin kthimin e Ish komandantit te shquar te Luftes Çlirimtare, ish kryeministrit te Kosoves, kryetarit te AAK, Ramush Haradinaj, gjykata franceze shtyu dhe per nje muaj vendimin e saj duke deshmuar qarte dhe perfundimisht se Ramush Haradinaj eshte arrestuar mbi bazen e nje mandat arresti politik te Beogradit dhe ne kundershtim me ligjin nderkombetar qe Franca vet e ka votuar mbahet ne kete vend qartesisht per motive politike.
Shtyrja edhe per nje muaj e vendimit per ti dhene kohe shtese krimineleve ne Beograd per te trilluar, fabrikuar me tej dosjen Haradinaj, dosje e shqyrtuar dy here me pergjegjesi te plote nga gjykata nderkombetare e Hages, e cila shpalli dy here pafajesine e plote te z Haradinaj, nuk i ben nder drejtesise franceze, perkundrazi deshmon shperfilljen e vendimeve te gjykates se Hages dhe anesimin e gabuar me agresorin, Beogradin.
Ky vendim demton rende paanesine e gjykates dhe provon se, midis parimit themelor te drejtesise se gjitha koherave in dubio pro reo, dhe akuzave politike te Beogradit, anesoi me vendimin e saj nga keto te fundit!
Ju bej thirrje autoriteteve me te larta franceze te marrin cdo mase per te garantuar paanesine e gjykates se Kolmarit dhe lirimin e menjehershem te ishkryeministrit te Kosoves, peng i kurtheve dhe mandateve politike te Beogradit! sb
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...