Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vendimin e DASH për ta shpallur person “non grata” nga SHBA.
Berisha tha se vendimi i DASH ka qenë i papritur, teksa thotë se parady vitesh është folur se do të futej në listën e zezë për shkak se kundërshtonte ndryshimin e kufijve të Kosovës.
Berisha sfidoi dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Mattheë Palmer, duke thënë se ai duhet të faktoj me prova akuzat ndaj tij, para se të bëjë deklarata.
A ishte i papritur për ju ky vendim?
“Po, unë e mora vesh, ma dërgoi dikush twitterin e tij. Para dy vitesh ka qenë se këtë do e shpallim në listën e zezë, non grata se unë kundërshtoja ndryshimin e kufijve të Kosovës. Nuk e kam nga burimet amerikane por nga burimet më të larta shqiptare. Për kundërshtimit tim haptazi për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Njerëzisht do i kërkoja Palmer që të paraqes provën më të vogël. Në qoftë se mendon se me deklarata mund të argumentosh atë që mendon është e pamundur.”
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...