Me rastin e Festës Jubilare, 10 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ministri i FSK-së Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së Rrahman Rama, bënë homazhe tek varri i Komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, pjesëtarëve të familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve që pushojnë në kompleksin memorial në Prekaz.
“Ishim këtu për të nderuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe sakrificën e madhe të familjes Jashari, si dhe për të nderuar të gjithë dëshmorët tjerë që kanë dhanë jetën për të gëzuar lirinë dhe për të festuar sot ketë ditë që e kemi, për të festuar 10 vjetorin pavarësisë”.
“Shfrytëzoj rastin që të gjithë qytetarëve të Kosovës të ju uroj 10 vjetorin e pavarësisë, pjesëtarëve të FSK-së dhe te gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e Kosovës”, tha ministri i FSK-së, transmeton Klan Kosova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...