Berisha: Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë kur PD të vijë në pushtet

17:58 | 20 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në protestën kundër vizitës së Vuçiq në Tiranë, deklaroi se George Soros është kumbari i Ballkanit të Hapur.

Berisha thekson se projekti i Ballkanit të Hapur do të hidhet poshtë, kur PD të vijë në pushtet.

“Serbia të kërkojë falje dhe jo të mohojë gjenocidet. Kjo se ata që mohojnë gjenocidet, ata nuk duhet të kenë vend në botën e qytetëruar. Ballkani i Hapur do të hidhet poshtë kur PD të vijë në pushtet.

Ballkanin e Hapur nuk e mbështet Amerika, SHBA mbështet vetëm bashkëpunim mes vendeve sovrane. Soros është kumbar i Ballkanit të Hapur.

Dua t’i bëj thirrje SHBA-ve, që të ndalojë politikat në diplomaci, që diktohen nga George Soros. Tradhtia dhe hajnia janë bërë bashkë me në krye Ramën”, deklaroi Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme