Analisti Ridvan Berisha ka komentuar ngjarjet e fundit në veri të vendit të cilat i ka quajtur si jo diçka të re, shkruan arbresh.info.
Tutje ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka ndihmuar në çimentimin e status quo-së, dhe lazdrimin e Serbisë së kriminalizuar siç e quan ai.
Postimi i plotë i tij:
Veriu nuk eshte ngjarje e re. Daton qe prej 1999! Meqenëse edhe zhvillimet e fundit flasin per nje fragjilitet te mekanizmave shteterore te Kosoves duhet ta dime se direkt edhe elemente te bashkesise nderkombetare kane kontribuar ne cimentimin status quo-se dhe ndjeshmerise, duke i dhene sinjale aktive Serbise se kriminalizuar per t’u lazduar deri ne permasa sa te kerkoj qe te behet ortake e shtetit tone. Me 2021 po kjo Serbi qohet e organizon propagande frikesuese per kosovaret, me ata aeroplane, helikoptere e artileri ruse….! S’kemi fare nevoje me u tute, kemi nevoje te forcojme shtetin ne pikekapmje te inteligjences, sigurise, rritjes se kapaciteteve te sigurise kombetare. Kosova qe prej vitit 1999 e deri me tash asnjehere nuk ka qene kontribuese e de-eskalimit te situates ne veri te shtetit. Axhamilleku jone po druaj se mund ta forcoje Rezoluten 1244 dhe deligjitimimin e qenies se shtetit tone. Dialogu ka rezultat vetem nese SHBA dhe Britania e Madhe ngulin kembe per nje zgjidhje, nje shuplake fytyres per Serbine jo miqesore nen ndikimin direkt te Rusise.
Rrnofte perjete Republika e Kosoves!/arbresh.info/
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...