Derisa ka folur edhe për punësimet e tjera në këtë ministri, që janë edhe familjarë të zyrtarëve të AAK-së, Berisha ka thënë se ky fakt nuk ka ndikuar në punësimin e tyre, raporton KTV.
Për punësimin pa konkurs, por me kontratë për shërbime të veçanta në këtë ministri të Ena Kadajt, motrës së deputetes së AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, ministri Berisha ka thënë se ajo u angazhua për shkak të njohurive për gjuhë të huaja, e jo se është motra e deputetes.
Ndërkaq, kryetari i AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj, ka thënë se nuk ka ushtruar kurrfarë ndikimi për punësimin e të fejuarës së djalit të tij, Elena Çitaku, në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes, Rrustem Berisha, janë të emëruar si staf politik 20 persona.
Kjo, sipas ministrit, është bërë ashtu siç e parasheh Rregullorja e Zyrës së Kryeministrit për përbërjen e kabineteve të ministrave.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare