Asamblisti Vehbi Berisha në kuvendin Komunal të Drenasit i cili ditë më parë ka kaluar në Nisma për Kosovën nga partia Fjala përmes një statusi në rrjetin social Facebook e ka kritikuar drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjenca në këtë komunë për mos transparencë ndaj banorëve të fshatit Gllanasellë dhe fshatit Gradicë, shkruan Arbresh.info
Berisha ditë më parë ka dërguar një kërkesë në (DSHPE) për vendosjen e dy pengesave në rrugë pasi që në atë pjesë ndodhin aksidente të shpeshta por ai deri me tani nuk ka marrë një përgjigjeë nga drejtoresha Lumnije Gjoshi-Krapi lidhur me kërkesën e tij.
“Sot është data 29.06.2017 ku ka kaluar afati zyrtar i trajtimit të kërkesës sonë dhe ende nuk kam pranuar kurrfarë informate se çka/çfarë është vendosur për kërkesën time e cila ka të bëjë me çështjen jetike, që është siguria e banorëve të lagjes sonë” ka thënë ai.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë:
Duke qenë se roli ynë si Asmableist në Kuvendin Komunal të Drenasit kryesisht ka të bëjë me ngritjen dhe trajtimin e shqetësimeve të qytetarëve tanë, në Institucionet Komunale (publike), me datë 23.05.2017 kamë dorëzuar (protokolluar) kërkesën time për vendosjen e së paku dy pengesave në rrugën “Brigada 114” në fshatin Gllanasellë tek Lagja Berisha, ku ndodhet edhe kryqëzimi me rrugën “Azem Nika”, rrugë kjo që shpie për në fshatin Gradicë. Arsyeja kryesore e kërkesës sime por edhe e banorëve të lagjes është siguria për kalimtaret (nxënësit dhe udhëtaret) si dhe banoret e kësaj lagje të cilët janë mjaftë të rrezikuar nga aksidentet e shumta të cilat po ndodhin në ketë pjesë të rrugës. Një ditë para protokollimit të kërkesës sime i kam dërguar e-mail zyrtar Drejtoreshës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjenca (DSHPE) znj. Lumnije Gjoshi-Krapi, e cila në po të njëjtën ditë më është përgjigjur (shih përgjigjën zyrtare të bashkangjitur në këtë postim) ku me ka njoftuar se komisioni profesional i drejtorisë do të dal në vendin e cekur në kërkesë dhe do ta kryej verifikimin se a është e nevojshme (sipas tyre) vendosja e pengesave në rrugë, në lokacionin e propozuar sipas kërkesës sonë.
Sot është data 29.06.2017 ku ka kaluar afati zyrtar i trajtimit të kërkesës sonë dhe ende nuk kam pranuar kurrfarë informate se çka/çfarë është vendosur për kërkesën time e cila ka të bëjë me çështjen jetike, që është siguria e banorëve të lagjes sonë. Po ashtu as në terren nuk është marrë asnjë veprim në lidhje me kërkesën tonë.
Prandaj pikërisht për ketë çështje sot i shkrova e-mail zyrtar prapë Drejtoreshës së DSHPE-së, ku e njoftova se deri me tani zyrtarisht nuk kam pranuar asnjë njoftim në lidhje me trajtimin-realizimin e kërkesës sime, dhe se nga e Hëna e javës që vjen, për këtë çështje do ti drejtohem Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Zyrës së Avokatit të Popullit z. Hilmi Jashari dhe Institucioneve tjera relevante në nivel vendi ku do ti kërkoj të drejtat e mia ligjore sipas legjislacionit në fuqi.
Të nderuar qytetarë të Drenasit, kur raste të këtilla që kanë të bëjnë me sigurinë publike dhe parandalimin e aksidenteve të cilat mund të jenë edhe fatale, nuk marrin vëmendjen dhe trajtimin e duhur atëherë si taksapagues të këtij vendi, ju mund ta gjykoni vet seriozitetin dhe transparencën e Komunës së Drenasit karshi qytetarit.
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...