Google ADS

Berisha akuza qeverisë: Po kryen vjedhje të tmerrshme!

18:07 | 1 Shtator 2022
L G

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e Kryesisë ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si çifligun e tij.

Berisha tha se po kryhen vjedhje të tmerrshme me energjinë. Sipas tij, Kryeministri po përgatit katastrofën energjitike duke shkelur ligjet e vendit.

“Edi Rama po e trajton Shqipërinë si çifligun e tij. A mundet një njeri që për hobin e tij dhe xhepave të tij të vendosë 4 mln euro në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, pa asnjë funksion tjetër veç vjedhjes dhe kënaqësisë se mund të veprojë si të dojë me këtë popull?

Me 4 mln euro ndërtoheshin 6 shkolla të standardit më të mirë evropian. Ato janë tani një instalacion druri për të shplodhur sytë e verbuara nga vjedhjet e Edi Ramës. Vjedhje të tmerrshme po ndodhin me energjinë. Rama po përgatit katastrofën energjetike në vend duke shkelur ligjet e vendit që nuk lejojnë zbrazjen e digave. Sot janë ndër 270m. Kjo për dy arsye do të sjellin errësirën për të justifikuar aferën e kontraktimit të dy gjeneratorëve gjigantë nga Bangladeshi që shpenzojnë 520 mijë euro naftë. Me 760 mln euro mund të kishte ndërtuar 3 termocentrale. Marrëveshja me TAP u njeh Shqipërisë të drejtën e 700 mln metër kub për gaz”, tha Berisha.

Kreu i PD deklaron se pakënaqësia dhe urrejtja ndaj qeverisë po bëhet e papëmbajtur dhe kjo sipas tij lidhet me faktin se makineria e vjedhjes me plaçkitjes me në krye Edi Ramën po punon gjithnjë e më shumë. Për kreun e PD vjedhja e qeverisë kulmon me aferat e Portit të Durrësit dhe Parkun e Butrintit.

“Pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë edhe më e papërmbajtur dhe kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë edhe me e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes me në krye Edi Ramën. Sot, për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë e them jo për të injoruar, se në administratën shtetërore ka punonjës të ndershëm, po në qindra firma që në këtë administratë hidhen në dokumente është pamundur të gjesh një që është në përputhje me ligjin e transparencën. Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, shndërrohet në sistem. Kur ai del mbi ligjin, të tjerët i mbi kalojnë ato, kështu që e transformuar në një makineri gjigante vjedhjeje dhe plaçkitjeje, asnjë institucion nuk e ndalon më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike, kulmon me aferat e portit të Durrësit dhe parkut të Butrintit. Vjedhja e qytetarëve me çmimet e pronave publike bëhet gjithnjë edhe më e madhe. Sot, në rast se në kryeqytetet e vendeve të BE një shkollë ndërtohet me 650 mijë euro bazuar në njësinë manuale të ndërtimit e kostove, Lali Vjedhësi ndërton shkolla me 3 milionë euro, mos më shumë…”, shton Berisha.

Më tej, Berisha u ndal dhe te shkarkimi i Gledis Nanos nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke thënë se e gjitha ishte një skemë nga Kryeministri Rama. Për Berishën, shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nuk kishte asnjë motiv evident por siç thekson kreu demokrat, Nano ishte naiv dhe nuk po bënte luftë efikase.

“Vetëm zhvillimet e djeshme janë dëshmi se në strofullin e tyre nuk kanë paqe. Shkarkohet pa asnjë motiv evident drejtori i përgjithshëm i policisë. Nuk themi që po zbardhte një zyrtar të mirëfilltë por e vërteta është se ai pati fatin të bjerë në korrent. Skema ishte e Olsi Ramës, skema në Tiranë vjedhja në Gjermani. Sigurisht autoritetet gjermane iu drejtuan këtij. Iku Nano sepse, dy 2.2 ton drogë në Itali nuk shkon nga skafet shkuan nga velat e klubit të Çuçit. Ato kam pasion tha nuk merrem me skafe merem me velat, tani na doli pasionat i drogës. Nano s’po bënte luftë efikase, por për naivitetin dhe jo sinqeritetin se ai i sinqertë s’ishte, po ishte naiv dhe si mbuloi dot”, tha Berisha./rtsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme