Kastriot Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kanë vendosur të bashkëpunojmë me PDK-në në Malishevë, për shkak të bashkëpunimit të mirë që kanë pasur gjatë mandatit të kaluar në opozitë.
“Vendosja për të përkrahur PDK-në, ka qenë bashkëpunimi në opozitë, kemi pasë një bashkëpunim të mirë, jemi mbledhur strukturat dhe kryesia dhe kemi bërë një diskutim të gjerë, dhe pastaj në mënyrë unanime kemi vendosur për të përkrahur kandidatin e PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj”, tha Berisha.
“Ne presim se edhe parti të tjera të na bashkohen, shumë shpejt do të bëhet publike marrëveshja”, tha Berisha.
Teksa, në lidhje me përjashtimin e Haxhi Shales, Shukrije Bytyqin dhe Luan Kryeziu, Berisha tha në “Edicionin Special”, se nuk i kanë përjashtuar, por i kanë zëvendësuar, njofton Klankosova.tv.
“Ne nuk i kemi përjashtuar, por kemi bërë zëvendësim me disa anëtar të tjerë, janë zëvendësuar me anë vendim të kryesisë”.
Tutje, Berisha tha se gjasat për të fituar Zoti Kilaj, janë maksimale.
“Ne mendojmë që gjasat janë maksimale, arsyeja është për shkak të keqmenagjimit nga partia e Nismas në dy mandatet e kaluara”, tha Berisha.
Në fund ai tha se së shpejti do të ketë partitë të tjera që do të ju bashkohen në PDK, teksa bëri të ditur se nesër do të arrijnë marrëveshje edhe me një tjetër parti opozitare.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë