Ish-deputeti i LDD-së, Berim Ramosaj, e ka përshkruar iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri, si kreative dhe interesante.
“Liderët që duan të bëjnë lidership iu hynë edhe ideve me shkallë të lartë të riskut, sepse ka mundësi të madhe edhe për përfitime”, ka thënë Ramosaj, njofton Klan Kosova.
Ish-kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen të FSK-së, Ramosaj, ka thënë se asnjëherë s’e ka menduar se nga koha kur ka qenë ai kryetar Kosova do të mbetej me FSK-në.
Ramosaj ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi është një lider i pakontestueshëm, çka nuk e ka thënë edhe për kryeministrin Mustafa.
“Thaçi po mundohet ta tregojë lidershipin me ide interesante”.
“Thaçi është lider i pakontestueshëm, nuk kam miqësi me të, por e them në aspektin konceptual”, ka thënë Ramosaj në “Ora e Fundit”.
“Ky po mundohet në vazhdimësi të ndërtojë lidership, qoftë me këshillin për pajtim”.
“Njerëzit që kanë përgjegjësi, e kanë edhe shkallën e riskut. Në Kosovë nuk shoh ide interesante, kreative”.
“Kryeministri i Kosovës nuk bën lidership. Pozitën e ka të madhe, por nëse shikojmë në aspektin funksional, pozita e kryeministrit është më fuqishme se e presidentit ose kryetarit të kuvendit”, ka shtuar ai më tej.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën