Në sallonin e tij në Herat, Nader Shah , priste flokët e të rinjëve afganë me modele të ndryshme perëndimore, por kjo ka ndryshuar që kur talebanët erdhën në pushtet.
Lëvizja islamike mori pushtetin në mes të gushtit dhe që nga ajo kohë afganët kanë ngurruar të shpenzojnë para për prerje flokësh nga frika se mund të ndëshkohen për stilet e flokëve modern, transmeton portal arbresh.info
“Njerëzit vinin tek unë dhe më kërkonin modele të ndryshme flokësh, por tani nuk është më kështu”, tha Shahu 24-vjeçar në sallonin e tij në qytetin e tretë më të madh të Afganistanit.
Gjatë regjimit të mëparshëm talebanë, nga 1996 deri në 2001, lëvizja ndaloi “stilet e flokëve ekstravagante” dhe këmbënguli që burrat të mbanin mjekër.
Pas përmbysjes së tyre, heqja e mjekrres dhe prerja e flokëve me stil perëndimor ishte në modë edhe në qytetin e Heratit.
“Tani njerëzit kërkojnë modele sa më të thjeshta”, tha ai.
Berberi shtoi se tani burrat nuk rruajnë më mjekrën.
Floktari dhe berberi, i punësuar për 15 vjet, që nga rinia e tij e hershme, tha se ai fitonte 15 dollarë në ditë para talebanëve, dhe tani kjo ka rënë në mes pesë dhe shtatë dollarëve.
Në një lagje fqinje, 32-vjeçari Muhammad Yousefi tha se duhej të ulte në mënyrë dramatike çmimet e tij për të mbajtur berberin e tij të hapur-nga gjashtë dollarë për prerje flokësh në vetëm një dollar.
“Për shkak të situatës me talebanët, klientët vijnë tek ne më rrallë dhe paguajnë më pak. Që kur talebanët pushtuan vendin, papritmas njerëzit duan të duken si ata”, tha ai.
“Nuk është se talebanët janë në modë, por njerëzit nuk i rruajnë mjekrat sepse nuk duan që ata t’i ndalojnë dhe të pyesin për këtë,” vuri në dukje Yousefi.
Që nga marrja e pushtetit, talebanët kanë vendosur rregulla të reja për popullin e Afganistanit, ndërsa më së shumti po vuajnë gratë të cilat janë ndaluar që të shkollohen dhe të punojnë./arbresh.info/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...