Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është i bindur se do ta kthejmë qeverisjen e LDK-së në Prishtinë, pasi qytetarët e kanë kuptuar se udhëheqja aktuale në Prishtinë është e dështuar.
Beqiri në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se është i bindur që qeverisjes aktuale nuk do t’i vazhdon mandati nga qytetarët, pasi gjatë kësaj kohe kishte vetëm stagnim.Ai tha se udhëheqja aktuale e Prishtinës është shndërruar veç në organ të prokurorisë dhe se të vetmen gjë që e bënë është që të ankohen, e për këtë ai thotë se Shpend Ahmeti nuk është zgjedhur kryetarë, por të punojë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Sipas Beqirit, gjatë qeverisjes aktuale në Prishtinë, nuk është ndërtuar asnjë shkollë, apo objekt shëndetësorë. Po ashtu, ai thotë se tri objektet për banim social në Hajvali kanë qenë të përfunduara në mandatin e Isa Mustafës dhe vetëm tani kanë filluar që t’i sistemojnë familjet.
Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, tha se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka vendosur se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetarë të Prishtinës, por që ai thotë se nuk kanë nevojë të nguten por as të vonohen. Beqiri tha se në kohën e duhur kjo parti do të dal me kandidatin e saj.
I pyetur se a do të jetë ai kandidat për kryetarë të Prishtinës, ai nuk e ka pohuar por as mohuar, duke thënë se për këtë vendosin të gjitha degët e komunës dhe pastaj do të dilet me kandidat.
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...