Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri është përfshirë në debatin e fundit rreth çështjes së korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky fakt është përmendur në një konferencë për media nga Presidenti i Republikës së vendit, Hashim Thaçi, i cili nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të ketë ndryshim të kufirit.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, Këto ditë po vazhdohet me:
Deklarata plotësisht të papërgjegjshme
Deklarata e intervista kontradiktore
Deklarata e intervista të dëmshme dhe të rrezikshme
Deklarata për”korigjim”kufinjësh,një farsë por me prapavijë të rrezikshme
Deklarata të stilit mbreti jam unë,e ju ndëgjoni e shërbeni…
Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjeter ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij”sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij.
Sovraniteti,integriteti i vendit është përtej tij,përtej edhe Parlamentit,është i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Pse gjithë kjo nguti me i ba dëm vendit,me “copëtu”vendin,për këtë nuk bëhet vonë asnjëhere,por duhet ba të kundërtën,mos me dëmtu vendin,sepse ngutia na dërgon në atë drejtim.
Këto dhe shumë”margaritar”na bëjnë edhe më këmbëngulës në qëndrimin tonë edhe si LDK edhe si individ. Ai dhe të tillët përfaqësues tonë në dialogë,me votën tonë,jo faleminderit.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...