Google ADS

Beqiri: Pioriteti i LDK-së, përgatitja për zgjedhjet nacionale

11:27 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Sekretar i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se i vlerësojnë lartë punën e degëve te LDK- se dhe e mirëpresin kthimin e Isa Mustafës në Prishtinë.

Ai tha se ky kthim i Kryetarit është lajm i mirë për të gjithë “tash me kryetarin e kemi me lehtë të marrim vendime si për LDK-në po ashtu edhe për Kosovën”

Po e heqi një dilemë se në LDK nuk ka përgatitje për zgjedhje partiake sepse ne vitin e ardhshëm i kemi zgjedhjet, prioritet i LDK-së është përgatitjet për zgjedhje nacionale këtë vit“, është shprehur ai.

Kjo qeveri sipas Beqirit është qeveri e pakicës sepse koalicioni nuk i ka numrat dhe të gjitha ligjet varen nga opozita, përcjell arbresh.info.

Unë po ju informoj se javën e kaluar kemi pas një takim më kabinetin e zonjës Mogerini dhe ne i kemi paraqit qëndrimet për zhvillimet e fundit dhe kemi qenë argumentues se pse duhet të këtë zgjedhje këtë vit pasi që kjo qeveri është pakicë dhe nuk mund të marr vendime“, ka thënë Beqiri

“Qëndrimi ynë ka qenë konstruktiv edhe për demarkacionin dhe votat kanë qenë për qytetaret sepse është edhe marrëveshja e njëjtë siç ka qenë në 2015”, është shprehur ai.

Tutje ka shtuar se e kanë ofruar si mundësi më u ulë të gjithë dhe të zgjedhet një datë e zgjedhjeve.

Ne jemi të bindur se rrugë tjetër nuk ka përveç zgjedhjeve të reja tu e pa situatën në vend, ne i kemi ofru një ofertë për të gjitha partitë që të ulemi dhe të bisedojmë për datën e zgjedhjeve“, ka thënë Beqiri./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme