Google ADS

Beqiri për vizitën e Vuçiqit: ”E rrezikshme kjo që po ndodh”

19:57 | 8 Shtator 2018
A. B.

Sekretar i Përgjithshëm i LDK’së Ismet Beqiri i ka quajtur të rrezikshme zhvillimet e fundit në vend. Ai e quan absurde idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës Kosovës derisa komenton edhe vizitën e sotme të presidentit serb në Kosovë.

Shkrimi i plotë i Beqirit në Facebook:

Kosova jonë po mbrohet nga copëtimi, shkëmbimi “Korigjimi” i kufirit, nga zonja e hekurt Kancelarja Merkel, burrështetas e analistë, opozita e Kosovës, Kushtetuta jonë, po mbrohemi nga rreziku që vjen nga Presidenti i vendit tonë.

Edhe sot kur në Kosovë po qëndron ai i cili veq të mirën nuk na e don.

Dëgjuam çka tha te Liqeni i Ujmanit, ai dhe vendi i tij vetëm fuqive të mëdha, miqëve tanë ua kanë frikën pëndryshe ata që ishin dje, janë sot e do të ishin edhe nesër.

E z.Thaqi vazhdon të ëndërroj syhapur për dhuratat e Babadimrit në fund të verës, para dimrit.

Vetëm po presim dhuratën finale, Luginën e Preshevës pastaj Serbia do ta njoh shtetin tonë.

E zbuluam “Arsyen Kryesore”, pse deri tani nuk na kanë njohur….absurditeti nuk paska fund.

Vërtet e dhimbshme, e rrezikshme kjo çka po ndodh.

I.Beqiri

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme