Google ADS

Beqiri për taksën në Rrugën e Kombit: Për me u skuq duhet pasur fytyrë

20:51 | 25 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ndaj çmimit të lartë të taksës në Rrugën e Kombit, duke e cilësuar si një vendim jo të mençur e të dëmshëm nga qeveria shqiptare.

Postimi i plotë:

Edhe një veprim dhe vendim jo i mençur e i dëmshëm nga Qeveria Shqiptare.

A po ndëshkohemi ne shqiptarët, shtetasit e Kosovës për dashurinë që kemi për Shqipërinë? A po ndëshkohemi për vizitat tona të shpeshta, jo vetëm gjatë sezonit turistik, por gjatë gjithë vitit? A po ndëshkohemi që përkundër standardit tonë të ulët, qytetarët tonë i shpenzojnë gjithë ato para në Shqipëri? A po ndëshkohemi me një taksë të tillë sa të panevojshme, por edhe shumë të lartë? A po ndëshkohemi thuajse qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë një rrugë të standardeve të BE-së? A po ndëshkohen bizneset nga Kosova? A skuqeni ndonjëherë? Nuk besoj, sepse për me u skuq duhet pasur fytyrë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme