Google ADS

Beqiri: Nuk votoj asnjë propozim që nuk e ka mbështetjen e NATO-s dhe Amerikës

17:45 | 14 Shkurt 2017
M. A.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se qytetarëve duhet t’u tregojmë drejt se nuk e kemi mbështetjen e partnerëve strategjikë që të transformojmë FSK-në në FAK.

“Asnjë votë timen nuk do të merr asnjë propozim që nuk e ka mbështetjen e NATO-s dhe Amerikës. Gjërat duhet të ua themi qytetarëve atë që po na thonë nëpër takime”, tha ai.

Beqirit iu ka kundërpërgjigjur deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, duke thënë se ushtrinë duam të bëjmë me bashkësinë ndërkombëtare, e cila nuk është e vërtet që nuk na përkrah./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme