Beqiri: Nuk është lajm i ri, është vazhdim i lajmeve të këqija që po i jipen Kosovës

12:21 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri pas hedhjes së gazit lotsjellës ka thënë se nuk është një lajm i ri është një vazhdim i pamjes së keqe, raporton arbresh.info.

“Nuk është lajm i ri, është vazhdim i lajmeve të këqija që po i jipen Kosovës. Tri vite me radhë kanë ndodhur të njëjtat gjëra. Tash janë njerëzit e njëjtë të një subjekti. Po tentohet të pengohet vullneti i lirë i deputetëve dhe subjekteve politike. Besoj që seanca do të vazhdojë dhe do të hedhet sot në votim për të përfunduar një odiseadë e kësaj çështje. Nuk e di se sa vota janë, por ne po dëshirojmë që me 27 votat tona të garantojmë për funksionimin e këtij vendi” ka thënë Beqiri./arbesh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme