Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka komentuar opsionet e formimit të qeverisë dhe ato nëse dështon marrëveshja LVV-LDK.
Beqiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në LDK ende nuk është vënë në diskutim opsioni i një koalicioni me AAK-në, NISMA-n dhe minoritetet.
“Nuk e them se nuk vjen në rend të ditës kjo pikë, nëse Kurti nuk arrin ta bëjë qeverinë, nëse nuk ka marrëveshje me LDK-në”.
Ai thotë se megjithatë në LDK ka mbështetje absolute opsioni e arritjes së një koalicioni me LDK-në.
Beqiri thotë se megjithatë nuk përjashtohet as edhe mundësia që pasi të bëhet koalicioni LVV-LDK pas një viti kur të vjen dita për të zgjidhur Presidentin të shkohet në zgjedhje.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, thotë se është për të ardhur keq që në debatin e formimit të koalicionit LVV-LDK janë përfshirë edhe familjarët e eksponentëve partiak sidomos nga LVV.
Beqiri thotë se fakti që janë ulur me Vetëvendosjen në tryezë është një kompromis nga ana e LDK-së pasi sipas tij në ta kaluarën këtë të fundit u kanë bërë shumë dëme zyrtarëve të LDK-së me gaz e me djegie makinash.
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...